Gruaja kurde kryen sulm vetëvrasës, pësojnë shumë xhihadistë të ISIS-it

0

Një grua, pjesëtare e bashkësisë kurdë, ka kryer sot sulm vetëvrasës me bombë në xhihadistët e Shtetit Islamik (ISIS), në afërsi të qytetit sirian, Kobani, ka njoftuar Obestervatori sirian për të drejtat e njeriut.

Gruaja vetëvrasëse me këtë rast i vrarë disa xhihadistë, të cilët po tentojnë ta marrin Kobanin.

Drejtori i Observatorit, Rami Abdel Rahman, ka thënë se tash për tash nuk dihet se sa është numri i viktimave në këtë sulm dhe se ky është rasti i parë që një grua, luftëtare kurdë, kryen një sulm vetëvrasës ndaj pjesëtarëve të ISIS-it.

ISIS-i e ka filluar ofensivën për të marrë Kobanin më 16 shtator. Ky është qyteti i tretë më i madh kurd në Siri dhe gjendet në kufirin me Turqinë.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com