Gruaja e verbër parashikon datën e saktë të shkatërrimit të Tokës
20:50 | 12 Dhjetor 2018

Baba Vanga, e clia përjetoi një fëmijëri tragjike dhe mbeti e verbër si një vajzë e re, tha se viti 5079 do të jetë periudha kur do t’i vijë fundi botës, transmeton lajmi.net.

Megjithëse nuk e ka detajuar se pse apo si do të ndodhë kjo, ajo thuhet se ka një normë suksesi prej 85 përqind të parashikimeve të saj dhe po cilësohet si një fenomen.

Vanga gjithashtu duket se ka parathënë disa ngjarje që ndryshojnë jetën për 12 muajt e ardhshëm, përfshirë këtu një kolaps ekonomik në Evropë dhe një tentative për vrasjen e Vladimir Putin, president aktual i Rusisë.

Ajo thuhet se besonte se kërcënimi për Putin do të vijë nga brenda ekipit të tij të sigurisë – por nuk përcaktoi nëse kreu i shtetit rus do të vdiste përgjatë këtij sulmi. /Lajmi.net/

Kejvina Kthella