Greqia refuzon negociatat për marrëveshje të re për kufijtë detarë

0

To Vima shkruan se ministri grek do të bojkotojë takimin e South-East Europe parliamentary cooperation në Shqipëri, ndërsa Athina zyrtare i është rikthyer një rezerve për Gjykatën Ndërkombëtare, së cilës thotë se nuk ia njeh juridiksionin për çështje të kufijve detarë.

Shqiperia

Marrëveshja e paarritur e ujërave i ka ritensionuar e po i mban pezull marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, ndërsa fqinji refuzon të negociojë një marrëveshje të re, madje ka edhe një justifikim për të mos lejuar shqyrtimin e saj në Gjykatën Ndërkombëtare, pasi e cilëson si çështje për të cilën Athina nuk e ka pranuar juridiksionin e saj.

Greqia, mesa duket, do të bojkotojë një takim të ministrave të Jashtëm të SEECP, që zhvillohet në Tiranë më 22 maj, në përgjigje kjo të notës së protestës që vendi ynë i dërgoi Athinës në lidhje me kërkimet për naftë në zona që i përkasin pjesës së papërcaktuar të kufirit detar mes vendeve. Me titull “Tirana vë në dyshim zonat për kërkimet e naftës në Jon”, gazeta greke “To Vima” shkruan se çështja e kufirit detar ka rikthyer përsëri mosmarrëveshjet mes dy vendeve. Ndërsa thotë se Shqipëria kërkon shqyrtimin në paketë të një marrëveshjeje që do definojë edhe kufijtë tokësorë dhe heqjen e ligjit të luftës mbetur pezull mes dy vendeve.

Sipas artikullit të publikuar në numrin e së dielës, specialistë grekë të Ministrisë së Jashtme e konsiderojnë kërkesën e palës shqiptare disa ditë më parë, e cila vë në dyshim të drejtën e Greqisë për kërkime dhe shfrytëzimin e hidrokarbureve në një prej zonave të Jonit, një lëvizje që do të sjellë implikime të gjera në marrëdhëniet shqiptaro-greke./Mapo.al

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com