Grekët tallen me motin e lig: “Zeusi po provon të ndalojë referendumin”

0

Pas shumë orë pritjeje, zymtësie dhe dëshpërimi në Greqi, kryeministri Alexis Tsipras më në fund u shfaq në një prononcim të drejtpërdrejtë televiziv. Si për ironi, në momentet e para të fjalimit të Kryeministrit Tsipras, shumica e qytetarëve grekë nuk mundën ta përcjellin minutat e parë të paraqitjes së tij për shkak të motit të lig me stuhi e rrufe që po mbretëron në këtë vend.

moti 1

Por, meqë gjendja sociale dhe ekonomike në Greqi është para kolapsit, disa qytetarë u përkujdesën që motin e lig ta lidhin me realitetin e brishtë ekonomik dhe politik, transmeton Indeksonline.

“Zeusi po provon që ta ndalojë referendumin”, ka shkruar një grua që mezi priste paraqitjen e Kryeministrit Tsipras në publik.

Qielli mbi Athinë është i zymtë dhe i vërenjtur, ndërkohë që shiu nuk ndalon së rëni. Shumë qytetarë u ndanë të dëshpëruar me faktin që nuk arritën të shohin fillimin e fjalimit të Tsiprasit adresuar popullit të Greqisë, pasi dëshironin të dinin se çfarë kryeministri kishte për të thënë mbi marrëveshjen e paarritur me kreditorët.

Megjithatë, nuk vonoi shumë dhe sinjali televiziv u kthye në funksion, duke iu mundësuar qytetarëve qasje në paraqitjen e kryeministrit.

Ndërkohë, Kryeministri grek, Alexi Tsipras e ka nisur paraqitjen para qytetarëve grek në orën 16.30 në televizionin kombëtar, duke thënë se referendumi i së dielës gjithsesi se do të mbahet.

Duke folur për referendumin e thirrur më 5 korrik, kryeministri grek ka insistuar në atë se nuk votohet për mbetje apo dalje nga eurozona apo BE-ja, por se vota “JO” do të thotë kthim në vlerat evropiane.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com