GRAVE TË LUGINËS SË PRESHEVËS JU MUNDËSOHET MAMOGRAFIA FALAS

0

Ministria e Shëndetësisë u mundëson grave pa sigurime shëndetësore të Luginës së Preshevës mamografi falas në Kosovë.

20141031164206627620

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani priti sot përfaqësueset e organizatës jo-qeveritare “Nëna” nga Lugina e Preshevës.

Në këtë takim, është arritur Marrëveshja e bashkëpunimit me të cilën, grave të Luginës së Preshevës, të cilat nuk posedojnë sigurime shëndetësore, t’u ofrohen falas shërbime për diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit, në kuadër të shërbimeve shëndetësore të Republikës së Kosovës.

Përfaqësueset e OJQ-së “Nëna” falënderuan Ministrin Agani dhe Ministrinë e Shëndetësisë për gatishmërinë që grave të Luginës së Preshevës t’u mundësohen shërbimet e mamografisë, me qëllim të parandalimit dhe luftimit të kancerit të gjirit.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com