Gratë nga Shqipëria që martohen me serbët e Kosovës‏

0
Disa gra në Hoçë të Madhe të Rahovecit flasin shqip vetëm mes vete, pra kur shkojnë te njëra tjetra. Klan Kosova raporton e Luljeta Popoviq e Valbona Nakallamiq përveç kombësisë, e gjuhës shqipe e kanë edhe një të përbashkët tjetër.

Ato që u lindën në Shqipëri, janë të martuara me serb të Hoçës së madhe në Rahovec.

Luljeta thotë se do ia mësoj fëmijëve të dyja gjuhët. Madje vjehrra e saj thotë se kanë shkuar në fshatin e nuses për të pyetur se kush do të martohet dhe pastaj e kanë zgjedhur atë.

Për dallim nga Luljeta, dikush këtu pas martesës e ka ndërruar edhe emrin. Tjetra, quhej Dilore, pas martesës me mesit, e thërrasin Bojana.

Por, kjo shqiptare nuk e kënaqë me të gjitha vetitë e saja që ka vjehrrën. Vjehrra e kësaj të fundit thotë që ajo edhe pse din serbisht nuk po flet në atë gjuhë.

E lumtur me jetën në fshatin me serb, është edhe Valbona nga Puka, e cila e mbanë me krenari mbiemrin e burrit, Nakallamiq.

E dhëndëri i Shqipërisë, Zllatko Gjuriq, i falënderohet njërës prej shqiptareve të martuara më herët në këtë fshat. Ai beson se falë ndihmës së saj, ky e takoi Dritën.

Në këtë fshat të vogël, janë nëntë gra nga vise të ndryshme të Shqipërisë, që kanë zgjedhur për bashkëshortë burra serb. Bile, këto qifte tashmë kanë edhe trashëgimtarë.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com