Grasshopers kërkon Gjelbrim Taipin

0

Gjelbrim Taipin e thërret Grasshoppers. Mesfushori shqiptar, që aktualisht luan në kategorinë e dytë zvicerane me skuadrën e “FC Wil 1900”, është bërë objekt transferimi për Grasshoppersin, skuadër e kategorisë së parë në të cilën luan edhe kuq-e-ziu tjetër Amir Abrashi.

01Zviceranja “Blick” shkruan se 22 vjeçari i lindur në Bujanovc është duke u ndjekur nga Grasshoppers. Axel Thoma, drejtori sportiv thuhet t’i ketë hedhur sytë tek ai. Aktualisht Gjelbrim Tahipi, i cili ka përfaqësuar në 9 ndeshje, shpresat e Shqipërisë, ka një kontratë deri në korrik të 2016-ës me skuadrën e Wil-it. Deri më tani ai ka zhvilluar 17 ndeshje dhe ka shënuar 4 gola. Taipi u transferua nga Shkëndija te Wil në vitin 2013-të, ndërsa tanimë ka përballë mundësinë e artë për të luajtur në një ligë më të lartë. Në fund portali zviceran ngre një pyetje thelbësore: “Mundet Gjelbrim Tahipi t’i rezistojë thirrjes joshëse të Grasshoppersit?”

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com