Granit Xhaka “kërcënon” lojtarin e Milanit (Foto)

0

Futbollisti kosovar, Granit Xhaka e ka “kërcënuar” bashkëkombësin tij Ricardo Rodriguez, shkruan IndeksOnline.

Sonte skuadra shqiptare, Shkëndija e Tetovës luan kundër Milanit, ndeshje e vlefshme për kualifikimet e Ligës së Europës.

Lojtari i Arsenalit, Xhaka ka shkruar një status në rrjetet sociale, duke kërcënuar njëfarë mënyre lojtarin e klubit italian.

“Çfarë mbrëmje sonte. Miku im Rodriguez sonte nuk do ta kesh aspak të lehtë me kuqezinjtë e Tetovës në “San Siro”. Suksese Shkëndija, suksese Skënderbeu”, ka shkruar Xhaka në Instagram.

Takimi mes Shkëndijes dhe Milanit zhvillohet nga ora 20 e 45 në “San Siro”.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com