Graçanicë, sulmohet me gurë autobusi i linjës Gjilan -Prishtinë

0
​(E plotësuar) Një gjë të tillë nuk ka arritur ta konfirmoj policia e Kosovës, stacioni i rajonit të Prishtinës.

Brahim Sadriu në një prononcim për Indeksonline tha: “Nuk ka ndonjë informatë që ka ndodhë një gjë tillë në Graqanicë”.
——————————————–

Sulmohet në Graçanicë autobusi i linjws Gjilan -Prishtinë Autobusi i linjës Gjilan-Pishtinë është sulmuar mbrëmjen e sotme në Graçanicë. Autobusi i kompanisë “Hani Trans” është gjuajtur me gurë dhe vezë, nuk ka të lënduar.

Në Graçanicë është sulmuar autobusi i kompanisë “Hani Trans” i cili po udhëtonte nga Gjilani për në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:55. Sipas dëshmitarëve, në momentin kur autobusi është ndalur në Graçanicë, disa qytetarë e kanë sulmuar autobusin me gurë dhe ve, duke shkaktuar krisje në një nga dritaret e autobusit. “Ishim në Graçanicë, pas një ndale të autobusit, autobusi u sulmu me gurë dhe ve”, ka thënë Gent Sylejmani, udhëtar në autobus.

Ai tha se ishin rreth 10 udhëtar dhe se askush nga kompania në autobus nuk e ka lajmëruar policinë për rastin. “Fillimisht shoferi është ndalë dhe pastaj e ka kaluar atë pjesë me shpejtësi më të madhe”, tha ai.

Ndërkohë, policia e Kosovës e kontaktuar nga Express, tha se nuk ka informacione lidhur me rastin

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com