Grabitet një kazino nga dy persona të armatosur

0

Një kazino ka rënë pre e një grabitjeje me armë zjarri nga dy persona të paidentifikuar gjatë mbrëmjes së të premtes, në kryeqytet.

kazi

Ngjarja ka ndodhur vetëm pak çaste në parë në rrugën “Medar Shtylla“, në zonën e njohur si “Komuna e Parisit“, transmeton tch.

Nga raportimet paraprake mësohet se në kazino kanë hyrë dy persona të maskuar, të cilët nën kërcënimin e armës së zjarrit kanë vjedhur një sasi prej rreth 150 mijë lekësh, sa xhiroja ditore e pikës së lojërave të fatit.

Policia mësohet të ketë mbërritur menjëherë në vendngjarje me t’u sinjalizuar për këtë vjedhje, teksa ka nisur punën për kapjen e autorëve të ngjarjes.

Nga burime policore bëhet e ditur se janë ngritur disa pika kontrolli policor, si dhe po bëhet këqyrja e kamerave të bizneseve përreth zonës për të identifikuar autorët dhe më pas për t’i kapur ata.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com