Grabiten dhe më pas vriten dy turistë çekë në Dukagjin të Shqipërisë

0

Dy turistë çekë janë vrarë mbrëmjen e së premtes në fshatin Prekal në Dukagjin.

policia-shqiptare1-640x371

Sipas raportimeve të fundit, dyshohet se dy turistët fillimisht janë grabitur dhe më pas janë vrarë, raporton Tch.

Më herët ishte raportuar se dy persona kishin humbur jetën pas një aksidenti me një mjet fuoristradë, por pas hetimeve të para, policia ka sqaruar se kemi të bëjmë me një vrasje dhe jo më me një aksident.

Policia po heton për zbardhjen e plotë të motiveve të kësaj ngjarje.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 të mbrëmjes në fshatin Prekal, ku banorë të zonës kanë njoftuar policinë për një makinë të aksidentuar, e cila kishte rënë në një humnerë rreth 15 metra të thellë. (INA)

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com