Google lëshon Android Oreo Go, për telefonat më të dobët

0

Në ngjarjen Google I/O, që është mbajtur në maj të këtij viti, Google pati premtuar se do të lansojë një version të ri Android për pajisjet e kategorisë së ulët.

Sot, Android Go (edicioni i ri i Oreos) do të jetë në dispozicion për prodhuesit dhe zhvilluesit e pajisjeve të ndryshme, transmeton Koha.net. Kjo nënkupton se për përdoruesit ende nuk do të jetë në dispozicion, por pritet të jetë së shpejti.

Premisa prapa Android Go është shumë e thjeshtë. Është një krijim i Android Oreo i cili është i dizajnuar për të punuar më mirë në telefonat me 512 MB deri në 1 GB të RAM memories. Sa për krahasim, Pixel 2 (si shumica e telefonave të avancuar) ka 4 GB RAM, ndërsa iPhone X ka 3 GB dhe Galaxy Note 8 ka 6 GB.

Edicioni i ri i sistemin operativ Android Oreo, Android Go, është i dizajnuar vetëm për telefonat me 512 MB deri 1 GB RAM memorie, i cili i mundëson këtyre telefonave qasje më të lehtë në aplikacionet e Googlet, duke përfshirë aplikacionin kryesor të Googlet, Google Assistant, Google Maps, Gmail, etj. Po ashtu, edicioni Android Go ofron edhe performancë më të mirë dhe përmirësim në memorien e brendshme.

Shpërndaje në rrjetet sociale.
Google+ Disqus

Leave A Reply

comments powered by Disqus
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com