Google Flights tani mund të parashikojë nëse fluturimi juaj do të vonohet

0

Mbledhja e madhe e të dhënave nga Google ndihmon industrinë e udhëtimit me aplikacione si Google Hotel e Google Flights.

Google është duke prezantuar disa karakteristika të reja për kërkimet e saja për bileta të aeroplanëve, transmeton koha.net.

Duke filluar me gjetjen e biletave të lira të udhëtimit, Google do të fillojë të ofrojë më shumë informacione specifike për udhëtimet e lira.

Google po ashtu do të jetë i aftë që të parashikojë nëse fluturimi mund të vonohet. Google do të përdor kombinimin e të dhënave historike dhe atë fluturimeve të fundit dhe të statusit aktual të fluturimit për të parashikuar vonesën e tij të mundshme.

Parashikimet e vonesave do të shfaqen vetëm nëse algoritmi i Google do të jetë 80% i sigurt se kjo do të ndodhë.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »