Google do të krijojë versione të YouTube-it dhe Chrome-it për fëmijë

0

Google po punon për krijimin e versioneve për fëmijë të shërbimeve të saj më popullore, si Chrome dhe YouTube. Google do të krijojë një version të YouTube-it vetëm për fëmijë, si dhe do të hapë llogari në Gmail. Kompania ka vendosur që të krijojë edhe versione për fëmijë të shfletuesve të saj dhe shërbimeve të tjera ku fëmijët do të kenë mundësi jo vetëm të përdorin pajisjet teknologjike por edhe të jenë kreativë.

GoogleKëto shërbime të Google-it do të jenë vetëm për fëmijët që janë nën moshën 12 vjeç, edhe pse shumë fëmijë të kësaj moshe aktualisht kanë llogaritë e tyre në Gmail dhe YouTube. Por, tani minorenët që kanë përdorur internetin dhe rrjete të ndryshme duke falsifikuar moshën, dhe shpesh edhe me konsensusin e prindërve, mund të kenë llogari në Gmail dhe Youtube në “përmasat e tyre” dhe sigurisht me mbikëqyrjen e prindërve.

Nuk janë zbuluar shumë detaje mbi këto versione të reja të shërbimeve si YouTube dhe Chrome për fëmijë. Qëllimi i Google-it është të krijojë një zonë të sigurt për fëmijët, ku prindërit mund t’u besojnë si videove dhe komenteve në këtë rrjet. Ideja e krijimit të një zone të sigurt duket shumë interesante, ku një prind mund ta lërë pa problem fëmijën e tij. Duket si një çerdhe virtuale për fëmijët.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com