Golf 8, prioritet i Volkswagenit

0

Kreu i Volkswagenit, Herbert Diess, ka konfirmuar se gjenerata e re e Golfit është ende prioritet i këtij prodhuesi.

Përkundër të gjitha njoftimeve për gamën e plotë të veturave elektrike, Golfi ende mbetet kryesori në ofertën e Volkswagenit.

Nga tabori i këtij prodhuesi gjerman njoftohet se Golfi i ri do të ketë më pak ndryshime për dallim nga gjenerata aktuale.

Gjenerata e tetë e Golfit do të vijë me platformën MQB, ndërsa Volkswageni planifikon që këtë platformë ta përdorë deri në vitin 2025.

Po ashtu, Golf 8 do të jetë më i lehtë për 35 deri 70 kilogramë se 7-shi, por do të jetë edhe më i ulët dhe më i gjerë.

Sa i përket motorit, motori për të cilin është përfolur deri më tani është tre cilindër dizel 1.5-litër me kapacitet nga 74 deri në 120 kuajfuqi.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com