Gold Ag bllokon rrugët e Prishtinës për xhirimet e klipit të ri (Foto)

0

Reperi GOLD AG pritet që këto ditë të publikojë këngën e tij më të re me titull ”Omëlsina”.

Kënga këtë radhë do të jetë ndryshe nga të tjerat pasi reperi do të sjellë një risi në stilin e vet muzikor, ndryshe nga ato që jemi mësuar t’i dëgjojmë kohët e fundit .

Ndryshe do të jetë edhe videoklipi, i cili është realizuar në Prishtinë dhe për xhirimet e tij Ariani kishte bllokuar rrugët kryesore të kryeqytetit.

I kontaktuar nga Express Rozë, Goldi ka thënë se ai ka marrë leje për bllokimin e rrugëve për xhirimet, të cilat janë realizuar nga produksioni Imagine.

Ky projekt pritet të jetë gati brenda pak ditësh ndërsa pas tij do të vijnë edhe shumë këngë të tjera po ashtu me videoklipe./GazetaExpress/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com