Gold AG befason çiftin në dasmën e tyre në Bujanoc (Video)
14:19 | 25 Gusht 2017

Reperi Gold AG është një ndër reperët më të pëlqyer të publikut. Ai ka qenë shumë i angazhuar këtë verë me prurjen e projekteve të reja, koncertet, ndërsa nuk ka munguar angazhimi i tij edhe nëpër dasma. Së fundmi, Gold AG ka qenë befasia e rezervuar për dasmën e një çifti në Bujanoc, në restaurant Pes Yjet Exlusive. Një video e publikuar në YouTube, ka treguar se si reperi ka hyrë befasishëm në dasmë, i rrethuar nga disa persona që mbanin flamujt kombëtarë. “Komandant” ka qenë kënga që ai ka interpretuar në dasmë, ndërsa është përcjell me duartrokitje të shumta nga publiku. /BujanociNet/Telegrafi/
Françeska Jaçe