Gola, tensione… Barca nënshtron Atleticon

0

arcelona është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, pas fitores ndaj Atletico Madridit edhe në ndeshjen kthyese çerekfinale që u zhvillua në Vicente Calderon (2-3).

gola-tensione-barca-n-euml-nshtron-atleticon-video_hdPërballja e parë që u zhvillua në Camp Nou përfundoi me epërsi prej 1-0 të Blaugranëve dhe pas ndeshjes kthyese ata vazhdojnë tutje me rezultat të përgjithshëm prej 4-2.

Ishte një gjysmë e parë fantastike, në të cilën u shënuan pesë gola – dy për vendasit dhe tre për mysafirët.

Me të filluar ndeshja, Fernando Torres pranoi një top nga Siqueira dhe i çoi në ekstazë tifozët vendas (1’). Mirëpo, i shpejtë ishte reagimi i katalunasve. Suarez asistoi te Neymar, i cili veproi me qetësi para portës dhe shënoi (9’).

Juanfran fitoi një penalti dhe Raul Garcia riktheu epërsinë e ekipit nikoqir (30’). Porse Miranda gaboi pas goditjes së Busquets dhe shënoi në portën e tij (38’).

Pas një kërkimpenaltie të vendasve, Blaugranët vepruan shpejtë përmes një sulmi për të kaluar në epërsi. Ishte goli i dytë për Neymar këtë mbrëmje (41’).

Braziliani pati një zënkë me Torresin në fund të pjesës së parë, ndërsa nga reagimet e lojtarëve e pësoi Gabi i cili u përjashtua me të kuq duke e lënë skuadrën e tij me dhjetë lojtarë në gjysmën e dytë.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com