Godet Gold AG, paralajmëron këngë për migrimin
09:56 | 11 Shkurt 2015

Reperi shqiptar, Gold AG, ka paralajmëruar një këngë të re – që kësaj radhe i kushtohet migrimit masiv të shqiptarëve të Kosovës drejt perëndimit. gold-ag-k-euml-ng-euml-p-euml-r-zahir-pajazitin_hdI intervistuar nga portali Lajmi i Ri, Gold AG ka dhënë një intervistë, ku mes tjerash ka folur edhe për suksesin e këngës kushtuar Zahir Pajazitit. Por, maja e kësaj interviste është fakti se Gold AG bën publik lajmin se ai po punon një këngë kushtuar migrimit masiv të shqiptarëve nga Kosova. Ja intervista e plotë e Goldit: Lajmiri: Si është mirëpritur kënga juaj e re ‘’Pushka e Lirisë’’ nga publiku ? GOLD AG: “Jam i kënaqur jashtë mase me suksesin e kësaj kënge, e kam punuar me zemer dhe qëllimi është arritur.” LAJMIRI: Sa është Goldi, i kyqur në rrjetet sociale , cilin rrjet socilal e perdor me se shumti ? GOLD AG: Zakonisht vetëm në Facebook dhe Instagram LAJMIRI: Çfarë mendoni për situatën më të fundit ku po emigrojnë me mjera Kosovarë drejt perëndimit, a mendoni ti kushtoni një kënge kësaj situate? GOLD AG: “ Kjo që po ndodh është mjerim. Kam menduar shumë herë ti kushtoj një këngë por disi mendoja mos po kalon kjo ënderr e trishtueshme. Shumë vargje do ti kushtoja kësaj situate por nuk e di akoma, skam marrë guximin ta përmbaj zemrën për këtë ngjarje të shkruaj. ” LAJMIRI: Deri kur do t’i këndoni atdheut ? GOLD AG: Deri në frymën e fundit LAJMIRI: Sa keni probleme me shtetin serb, kur e dim se gjithmone kendoni per shqiptari ? GOLD AG: Me ata dasem as dek skemi kshtu që mir spresim. LAJMIRI: A keni ne plan ndonje projekt te ri ? GOLD AG: Po shumë e shumë LAJMIRI: Dhe krejt në fund, një pyetje që fansat tuaj kanë deshirë të dinë përgjigjien është se a jeni I dashuruar ? GOLD AG. ?
Aurela Hoxha