Gmail zyrtarisht shton opsionin “Undo Send”

0

A keni dëshiruar ndonjëherë të ekzistonte ndonjë buton për të zhbërë dërgimin e një mesazhi që sapo e kishit bërë? Nëse po, atëherë ne kemi një lajm të mirë për ju! Gmail sapo ka prezantuar zyrtarisht këtë veçori për disa përdorues.

GmailNuk ka më mesazhe të dërguara aksidentalisht pa e përfunduar tërë mesazhin apo pa e kontrolluar atë mirë. Të gjithë e dimë se sa e mërzitshme është kur dërgon një mesazh të papërfunduar apo gabim në Gmail.

Si mund ta aktivizoni këtë veçori?

Ju mund ta bëni këtë duke klikuar në anën e djathtë të Gmail dhe duke zgjedhur “Settings”. Në pjesën e poshtme të shiritit të shfaqur ju do të mund ta shihni seksionin “Undo Send” apo “Zhbëj dërgimin”.

Ju mund të zgjidhni një kohë për aftësinë e aktivizimit të opsionit “Undo” në mes të 5, 10, 20 dhe 30 sekondave. Sigurohuni që të klikoni “Save Changes” para se të dilni dhe gjithçka është në rregull.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com