Gjykata vendos për ekstradimin e Ballistit në Serbi
14:19 | 17 Gusht 2017
Ismail Morina duhet të ekstradohet në Serbi. Ky ka qenë vendimi i dytë i dalë sot nga Gjykata e shkallës së parë në Dubrovnik, e cila edhe rreth 3 javë më parë kishte dhënë një vendim të ngjashëm rreth “Ballistit” që është i arrestuar në Kroaci. Pas atij vendimi, apelimi në Gjykatën e Lartë kroate, i shoqëruar edhe nga një aktivizimi masiv i strukturave shtetërore shqiture e dhe jo vetëm, bëri që ekstradimi i tij të bllokohej. Gjykata e Lartë më pas vendosi që të kthente përsëri çështjen për shqyrtim në shkallën e parë, duke argumentuar se ajo nuk ishte trajtuar siç duhej. Por Gjykata e shkallës së parë në Dubrobvnik ka vendosur të zbatojë ekstradimin drejt Serbisë, ku Morina akuzohet për nxitjen e urrejtjes mes kombeve dhe feve. Sipas familjarëve të Morinës, ky vendim do të apelohet për të dytën herë në Gjykatën e Lartë, brenda tre ditëve, për rishqyrtim. Ndërkohë, Ismail Morina ka bërë kërkesë edhe për azil politik, një tjetër masë e marrë nga përfaqësuesit ligjorë të tij për të bllokuar ekstradimin në Serbi.

Kristin Prengaj