Gjykata serbe për krim të teknologjisë së lartë nis hetimet kundër Gold AG

0

Gjykata për krim teknologjisë së lartë apo kibernetike ka filliuar hetime kundër reperit nga Presheva Arian Agushit, të njohur si Gold AG.

Prokurori Branko Stamenkoviq thotë se prokuroria ka reaguar menjëherë pasi ky spot është parqitur në internet. “Janë marrë të gjitha masat të parapara për veprimet për të përcaktuar faktet. Për shkak të hetuesisë, nuk mund të them se çfarë masa operative janë ndërrmarë” ka thënë Stamenkoviq.

NovostiGoldAG

Përndyshe, reperi Gold AG me spotin e tij “Pushka e Lirisë”, ka zënë vend edhe në ballinat e medieve serbe. Këta të fundit e kanë cilësuar skandaloz videoklipin e këngës për komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zahir Pajaziti.

NaseNovin

I lansuar në fund të janarit në bashkëpunim me këngëtarin Hysni Klinaku, videoklipi prej së hënës mbrëma është bllokuar dhe s’mund të shihet në kanalin “Youtube”. Gold AG ka thënë se kjo këngë është i është kushtuar heroit kosovar Zahir Pajziti dhe se klipi ka përmbatje të asaj çfarë ka ndodhur në kohën kur ky hero ka luftuar dhe nuk ka të bëj asgjë me aktualitetin. “Kënga është bërë për heroin Zahir Pajaziti dhe klipi ka skena nga koha kur ka luftuar ai. Të gjithë aktorët në klip janë shqiptar dhe krejt video është e improvizuar. Ndërsa sa i përket asaj se unë po e zmadhoj idenë e bashkimit kombëtar, këtë gjë e ndjenë dhe e mendon çdo shqiptar e jo vetëm unë” ka thënë reperi. Po ashtu, Goldi ka sçaruar se kënga e tij Pushka e Lirisë është raportuar nga serbët dhe prandaj ky projekt është kthyer në privat.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com