Gjykata liron “Grupin e Dobrosinit” që akuzohej për sulm ndaj policisë serbe
14:52 | 06 Dhjetor 2017

Gjykata Themelore e Gjilanit ka liruar nga akuzat “Grupin e Dobrosinit” nga akuza për sulm ndaj policisë pikës së kontrollit serbë. Ndryshe, ky grup njihet edhe si “Lëvizja e Lirisë” që përbëhet nga 11 pjestarë: Valon Jashari, Skënder Jashari, Gazmend Lakna, Gazmend Xhemshiri, Qëndrim Rexhaj, Muhamed Aliu, Skender Selmani, Enver Musolli, Abdullah Zogaj dhe Jeton Shabani. Ata akuzoheshin se kanë kryer akte terroriste në shtetin e Serbisë, raporton BujanociNet.

Veprat penale për të cilat janë akuzuar janë  “Organizimi dhe kryerja e sulmit terrorist” dhe  “Pjesmarrje ne grup terrorist” Në vitin 2013 ky grup ishte dënuar me 60 vite burgim në total, por Gjykata Supreme e kishte kthyer në rigjykim. Gjykata Supreme përmes aktgjykimit së lëshuar më 19 prill të vitit 2016 e kishte kthyer rastin në rigjykim, derisa në vitin 2013 të akuzuarit qenë dënuar nga Gjykata Themelore në Gjilan me një total prej 60 vjetësh burgim./BujanociNet/
Edlira Rukaj