Gjuajtja me armë mes Policisë dhe disa personave në Prishtinë
23:31 | 15 Tetor 2018

Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.

Ai ka bërë të ditur se deri tek rasti ka ardhur pas që disa persona kanë shpërfillur urdhërin për ndalje të Policisë.

“Ne kuadër te masave taktiko-operative që policia e rajonit të Prishtinës po ndërmerr për kapjen e të dyshuarve të implikuar në veprat penale si dhe goditjen e grupeve kriminale brenda rajonit te Prishtinës, sot rreth orës 21:00 përderisa policët ne rroba civile kanë provuar të ndalojnë një veturë të dyshuar me tre persona në lagjen “Arberia” në Prishtine, të njëjtit kanë shpërfillur urdhërat e policisë per tu ndalur, duke filluar ta godasin në vazhdimesi me veturën e tyre në levizje dhe nje nga ta i ka drejtuar armen policëve të cilët në atë moment duke vlerësuar rrezikun e drejteperdrejt për jetën e tyre kanë përdorur armën për të neutralizuar veprimet e rrezikshme të të dyshuarve që atë moment kanë mund të jenë fatale per jeten e policëve”, ka thënë ai.

Borovci po ashtu ka bërë të ditur se pas shkëmbimit të zjarrit, policia ka filluar ndjekjen e të dyshuarve ku edhe janë arrestuar dy persona.

“Nderkohe qe ka vazhduar ndjekja dhe eshte shtuar mbeshtetja policore eshte bere i mundur ndalimi I detyruar I vetures se dyshuar ne lagjen “Perroi I Njelmet” ne Prishtine si dhe kapja dhe arrestimi I dy te dyshuarve te ketij rasti. I dyshuari I trete ka arritur te ike nga vendi I ngjarjes dhe aktualisht eshte ne arrati, porse I njejti eshte I identifikuar dhe eshte ne kerkim policor. Ky I dyshuar I njohur per policine ka qene edhe me heret ne kerkim policor per raste te grabitjes dhe plagosjes te ndodhura kohe me pare. Ne veturen e dyshuar policia ka gjetur dhe sekuestruar Nje revole te kalibrit 7.65 mm me 6 fishek Nje shufer metalike, Nje sasi substance qe dyshohet te jete marihuane, si dhe Disa telefona celular Oficeret policor kane marre lendime trupore pergjate ndjekjes nga goditja e veturave, perderisa deri me tani nuk raportohet per te lenduar nga arma e zjarrit. Operacioni per lokalizimin e vendndodhjes se te dyshuarit te trete eshte duke vazhduar perderisa te arrestuarit konform rekomandimit te prokurorit te shtetit do te procedohen metej ne procedure hetimore”, ka thënë tutje ai.
Detaje të tjera rreth rastit ende nuk dihen. 

Alesia Bami