Gjithçka gati për manifestimin “Ditët e Komandant Lleshit”

0

Të shtunën më 23 maj fillon manifestimi tradicional mbarë kombëtar “Ditët e Komandant Lleshit” Sipas kryetarit të këshillit organizativ Naim Salihu manifestimi fillon të shtunën e 23 majit në ora 15, më pas bëhet e hapja e Muzeut të Komandant Lleshit në fshatin Tërnoc ndërsa në ora 17:00h është paraparë të zhvillohet loja e fubollit në stadiumin e fshatit ku dotë prezentojnë klubi KF Tërnoci dhe KF Bilaçi.

maxresdefault

Po të njejtën ditë sipas kryetarit nga Këshillit organizativ do të mbahet edhe shfaqja në shtëpin e Kulturës në Bujanoc me fillim nga ora 19:30h ”Jasht Bie Bor” me aktorët nga Presheva në regjië të aktorit Kumanovar Isa Isufi. Më 24 maj në ora 13 nga stadiumi i fshatit sipas agjendës është paraparë të beht marshimi drejt vednit të quajtur “Gurt e Buajve” dhe pas kthimit nga marshimi në ora 17:00h do të bëhet defilimi i 5 shoqërive kulturoro artistike nga stadiumi tek Lapidari i Komandant Lleshit dhe më pas drejt qendrës së qytetit të Bujanocit, ku do të mbahet edhe festivali i dytë mbarëkombëtar i këngës dhe valleve shqipe, ku dot prezantojnë edhe dy shoqërit kulturoro artistike Çegrani nga Maqedonia dhe shoqria kulturoro artistike nga Zhegra e Gjilanit. Më 25 maj sipas Salihut me akademinë përkujtimore mbyllet edhe festivali i dytë mbrë kombëtar “Ditët e Komandant Lleshit“ 2015./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com