Gjira e tregon një realitet të hidhur për ata që po i “përqeshin” mërgimtarët (Foto)
14:18 | 03 Gusht 2017

Tash e sa ditë është hapur një ‘diskutim’ në rrjetet sociale sa i përket mërgimtarëve.

Dallimi i formës së jetës, veturat e shtrenjta, e “shitja” e të qenit “boss” ka shkaktuar një mori polemikash mes vendasëve dhe atyre nga disapora, shkruan lajmi.net Mirëpo, këngëtarja nga Kosova e që jeton në Gjermani, Gjira, i ka dy fjalët për qytetarët kritikues! Përmes një fotoje të hedhur në Facebook ku shihet një pjesë e Prishtinës, ajo ka thënë se Prishtina është një qytet ku i përqeshin “shacat” dhe vend nga i cili kanë dëshirë të largohen të gjithë e të dalin jashtë Kosovës për të jetuar. Në fakt, ky është një realitet i hidhur, që e do pothuajse çdo i dyti kosovar!
Françeska Jaçe