Gjimshiti me Beneventon në fazën përgatitore (Foto)

0

Mungon ende zyrtarizimi por Berat Gjimshiti tashmë mund të konsiderohet në të gjitha efektet futbollisti më i ri i Beneventos.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare në sezonin e ri do të jetë pjesë e skuadrës së sapongjitur në Serinë A italiane.

Pas eksperiencës pozitive me Avellinon, Atalanta ka vendosur ta huazojë sërish 24-vjecarin këtë herë te Benevento që ka të drejtën për të blerë kartonin e futbollistit në fund të sezonit.

Edhe pse klubi nga Jugu i Italisë nuk e ka zyrtarizuar ende, Gjimshiti ka qenë e pjesë e futbollistëve që kanë udhëtuar drejt Sestolas aty ku Benevento do të zhvillojë përgatitjet e para për sezonin e ri për të udhëtuar më pas drejt Brunicos.

Paraqitjet e Gjimshitit me fanellën e Avellinos në sezonin e fundit kanë bindur drejtuesit e Beneventos për të besuar te 24-vjecari shqiptar dhe për t’i dhënë atij një rol të rëndësishëm në skuadër, në debutimin e tyre në Serinë A, shkruan Super Sport.

Me Avellinon në Serinë B, Berat Gjimshiti luajti në 35 ndeshje nga 42 në total, ndërsa tashmë për të projektohet një rol protagonisti te Benevento në elitën e futbollit italian.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com