Gjilan: Një muaj paraburgim për preshevarin që ushtroi dhunë ndaj gruas
14:47 | 07 Prill 2018
Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit M. A. në kohëzgjatje prej një muaji. I pandehuri M. A. shqiptar nga Komuna e Preshevës, por me vendbanim të përkohshëm në Gjilan, ka ushtruar fillimisht dhunë psikologjike dhe më pas edhe dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Me këto veprime i pandehuri M. A. dyshohet se ka kryer veprën penale sulmi nga neni 187 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Gjykata pasi ka shqyrtuar të gjitha shkresat e lëndësdhe duke e konstatuar se ky person është një recidivist, ka caktuar masën e paraburgimit. Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

Alba Hoxha