Gjilan: Në një aksident trafiku jetën e humb një 30 vjeçar

0

Policia e Kosovës është informuar me 20 nëntor 2017 se rreth orës 13:45 ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime në rrugën magjistrale Gjilan – Prishtinë saktë në fshatin Bresalc, Komuna e Gjilanit.

Nga hetimet e para mësohet se në aksident kanë qenë të përfshirë një autobusë dhe një veturë civile Golf II. Njësitet e trafikut kanë dal me urgjencë në vendin e ngjarjes, edhe ekipi i ndihmës së shpejtë po ashtu i janë përgjigj rastit, por fatkeqësisht vetëm se kanë mundë për ta konfirmuar se vozitësi i veturës mashkull shqiptar shtetas i Kosovës rreth 30 vjeç, ka vdekur në vendngjarje, si pasoj e lëndimeve të pësuara në aksident, si dhe disa persona te tjerë janë te lënduar.

Ne vendin e ngjarjes janë të gjitha njësit relevante dhe janë duke i hetuar rrethanat e këtij aksidenti të rëndë njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com