Gjilan: Aksident i rëndë në dalje të rrugës Gjilan – Bujanoc, humbin jetën dy persona
14:51 | 09 Nentor 2017

Ismet Hashani ka konfirmuar për rajonipress se tek pompa e benzinës HIP afër Shilloves nga një aksident i rëndë trafiku jetën e kanë humbur dy persona. Në aksident janë përfshirë tri vetura, derisa policia dhe ekipi mjekësor ende janë në vendin e ngjarjes. Dy persona kanë humbur jetën afër pompës HIP Petroll në dalje të Gjilanit në drejtim të rrugës së Bujanocit. Vdekjen e dy personave e ka konfirmuar për rajonipress Ismet Hashani zëdhënës i policisë. Hashani tha se policia dhe ekipet mjekësore janë në vendin e ngjarjes dhe po merren të gjitha dëshmitë në vendin e ngjarjes./rajonipress/
Françeska Jaçe