Gjermania mund të rikthejë vizat për vendet e Ballkanit

0

Gjermania po shqyrton mundësinë e rikthimit të vizave për qytetarët e vendeve të Ballkanit për shkak të numrit të madh të azilkërkuesve.

deutschland-640x360

Kjo çështje ka ngritur debate, për shkak se një numër i madh i qytetarëve të vendeve të Ballkanit kërkojnë statusin e azilit në Gjermani dhe Francë. Shifrat e atyre që po kërkojnë azil vazhdimisht po rriten.

Gjatë këtij viti 220 mijë veta kanë kërkuar azil në Gjermani, ndërsa vlerësohet se deri në fund të vitit ky numër të shkojë në 450 mijë veta. Mbi 40 për qind e këtyre personave janë nga vendet e Ballkanit, ku në vend të parë është Serbia, Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Bosnjë – Hercegovina. Shumica prej tyre kërkojnë azil për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut, por edhe për shkak të çështjeve sociale dhe ekonomike.

Qeveria gjermane pritet të vendos një masë për kthimin e menjëhershëm të azilkërkuesve të Ballkanit.

Por nga ana tjetër, po shqyrtohet edhe mundësia e rikthimit të vizave. Kjo ide po përkrahet nga Landi i Bavarisë, ku ka më shumë azilkërkues.

“Unë e përkrahi rikthimin e vizave për të gjitha vendet e Ballkanit”, deklaroi kryeministri i Bavarisë, Horst Zihofer në një intervistë për “Die Ëelt”.  Sipas tij, refuzimi për statusin e azilit nuk ka dhënë rezultate, dhe se po imponohet nevoja për rikthimin e vizave. (INA)

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com