Gjermania kthen edhe 83 refugjatë kosovarë
10:02 | 21 Maj 2015

​Sot nga Aeroporti i Munihut janë dëbuar për në Kosovë 83 refugjatë kosovarë të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil. Ata kanë neglizhuar kërkesën që pas refuzimit të statusit të udhëtojnë vullnetarisht kështu që është dashur të dëbohen në mënyrë të detyruar.

auto-debim-munih-587x3301432232330 Ministri i brendshëm i Bavarisë Joachim Hermann me këtë rast ka deklaruar se praktika e dëbimit do të vazhdojë të ndiqet në mënyrë konsekuente nga ky land, .shkruan sat1bayern.de. Në mesin e personave që janë detyruar të braktisin Gjermaninë kanë qenë familje me fëmijë, meshkuj që kanë udhëtuar individualisht por edhe disa që kanë kryer vepra penale. Kërkesat e tyre janë hedhur poshtë në mënyrë të plotfuqishme./.albinfo.ch/.
Françeska Jaçe