Gjermania i mbyllë kufijtë për Shengenin

0

Gjermania do të pezullojë marrëveshjen e lëvizjes së lirë e njohur ndryshe si Shengen.

1_115384165

Sipas mediave gjermane, nga dita e sotme deri më 15 qershor kufijtë e Gjermanisë do të mbyllen për t’iu nënshtruar kontrolleve të rrepta ashtu siç bëhej para vitit 1993, vit kur është miratuar edhe marrëveshja e famshme e Shengenit.

Vija kufitare me Austrinë dhe Poloninë do të ketë një vëmendje më të veçantë, pasi pikërisht nga këto shtete futen shumica e emigrantëve në Gjermani.

Ajo që duhet theksuar është se nuk ka vend për panik. Arsyeja e këtij vendimi është Samiti G7 që do të zhvillohet në kështjellën Elmau në Bavari më 7 dhe 8 qershor.

Frika se në këtë zonë mund të mbërrijnë manifestues të dhunshëm kundër kësaj “aleance”, siç ka ndodhur gjithnjë, ka detyruar Ministrinë e Brendshme gjermane që të marrë këtë vendim të përkohshëm. (INA)

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com