Gjermanët: Krasniqi – Brahmer, meç që nuk duhet humbur

0

Haxhi Krasniqit – Jurgen Brahmer
Na ndajnë vetëm pesë ditë nga klasikja e boksit mes Haxhi Krasniqit dhe Jurgen Brahmer.

Të shtunën më 21 mars, boksieri nga Kosova, do të kërkojë titullin e botës në WBA, në kategorinë gjysmë të rënda, përballë boksierit me përvojë të madhe, Juregen Brahmer.

E mediat në Gjermani, këtij meçi janë duke i kushtuar rëndësi të madhe, derisa e fusin në meçet më të rëndësishme gjatë 20 viteve të fundit, duke bërë thirrje që ky meç, të mos humbet pa u shikuar.

Krasniqi ka punuar intensivisht muajt e fundit për t’u përgatitur sa më mirë për këtë luftë, ndërsa ditë më parë në një prononcim për Indeksonline, pati thënë se do të fitojë këtë meç.

“Jam në formë të mirë dhe kam bindje të thellë në fitore. Tre trajnerët e mijë janë shumë të kënaqur me ecurinë e stërvitjeve deri tani, dhashtë Zoti qe edhe ditët e ardhshme do shkojnë mbarë dhe atëherë do bëhemi Kampion Bote”, pati thënë Krasniqi për Indeksonline./Indeksonline/

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com