Gjergjaj refuzoi të ndeshet me Klitschkon

0

Gjergjaj refuzoi të ndeshet me Klitschkon

Boksieri shqiptar është i ranguar më mirë se kurrë në karrierën e tij, ai është numër 27 në botë dhe numër 9 në Evropë në peshën e rëndë të boksit profesionist.

Arnold “The Cobra” Gjergjaj ka shënuar një ngritje të rëndësishme në karrierën e tij si boksier profesionist i peshës së rëndë. Ai konsiderohet numri 27 në botë dhe numër 9 në Evropë.

Këto ditë ai gjendet për pushime në Tenerife të Spanjës, ndërsa në bilancin e ti janë 26 fitore (20 me nokaut).

Trajneri dhe menaxheri i tij, Angelo Gallina në një bisedë për Blick.ch, ka folur për të ardhmen e boksierit gjakovar.

“Negociata janë duke u zhvilluar. Është e qartë se kundërshtarët e ardhshëm të Gjergjat do të jenë më të mirë. Megjithatë dueli vërtetë i madh nuk do të jetë më 2015”, tha fillimisht Galina, transmeton Sporti1.

“Nuk duam të boksojmë kundër Klitschkos, vetëm sa për të thënë se këtë e bëmë. Ishim ndër të parët që na u ofrua mundësia për titull. Por, duhet pritur momentin e duhur. Arnoldi tani është duke u ngritur në ranglistë”, shtoi Galina.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com