Gjergjaj mposht hungarezit Csala (Video)

0
Arnold Gjergjaj

Boksieri i suksesshëm shqiptarozviceran Arnold Gjergjaj – Kobra ka fituar edhe sfidën e tij të 27-të me radhë, meçin e rëndësishëm kundër hungarezit Csala. Fitorja e Gjergjajt në Bazel ka ardhur si vlerësim me pikë nga të tre gjyqtarët të ciolët kanë konstatuar epërsinë e tij në të tetë raundet.

Pra Gjergjaj, me 27 meçe dhe 27 fitore në kategorinë e rëndë vazhdon të mbetet i pamposhtur në ring dhe i afrohet për edhe një hap ëndrrës së tij, kryqëzimit të dorezave me numrin një në botë, Kliçkon. Me këtë fitore, Kobra do të duhej të ngritej shumë lartë në ranglistë, gjegjësisht të hyjë në mesin e 20 më të mirëve në botë. albinfo.ch ka ndjekur meçin nga i cili do të publikojë një fotoreportazh ekskluziv ku përfshihen edhe deklarata dhe intervista të boksierit.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com