Gjergjaj me 4 tetor përsëri në ring

0

Gjergjaj me 4 tetor përsëri në ring

Të shtunën, më 4 tetor, sërish do të ngjitet në ring “Cobra”. Arnold Gjergjaj kryqëzon dorëzat me boshnjakun Adnan Redzovic në Bazel për titullin e kampionit evropian.

Të dy boksierët janë ende të pamposhtur. Për Arnoldin meqi i 4 tetorit është një shans i artë, për të cilën ai ka punuar intensivisht një kohë të gjatë.

Gjergjaj do të jetë i pari boksier me licencë zvicerane në historinë njëqindvjeçare të boksit zviceran që do të garojë për një titull kampioni evropian.

Boksieri shqiptaro-zviceran nga Pratteln-i i kantonit Baselland, Arnold Gjergjaj, “Cobra”, do të shkruajë historinë e boksit zviceran.

E veçanta dhe historikja në këtë eveniment qëndron në faktin se Gjergjaj do të jetë i pari boksier me licencë zvicerane në historinë njëqindvjeçare të boksit zviceran që do të garojë për një titull kampioni evropian.

Për Arnold Gjergjajn 4 tetori do të jetë shansi i artë për të materializuar përpjekjet disavjeçare të tij.

Si “Cobra”, ashtu dhe Redzovic deri më tash janë treguar të pamposhtur, gjegjësisht i kanë fituar të gjitha meqet.

Në ranglistën aktuale boksieri shqiptaro-zviceran, Arnold Gjergjaj (29), figuron me numër 5, ndërsa kundërshtari i tij boshnjak, Adnan Redzovic (37), është me numër 8.

Rexhovic (1.88 m / afro 105 kg) është një boksier profesionist, i cili në 15 luftëra ka qenë i pamposhtur, katër nga të cilat i ka fituar pa përfunduar meçi. Redzovic, i cili ishte gjithashtu i suksesshëm si një Kickboxer, që nga viti 2004 është një boksier profesionist.

Ai ka një kontratë me “Felix Sturm Promotion”. Katër vjetët e fundit boshnjaku është ngjitur 13 herë në ring.

Për Gjergjajn (1.97 m / rreth 107 kg) meqi i 4 tetorit është rast i tretë i rëndësishëm i këtij viti. Pasi boksieri me rrënjë kosovare tashmë ka marrë Çmimin për Sport dhe Kulturë nga Komuna e Pratteln dhe është martuar.

Gjergjaj për albinfo.ch bëri me dije se është duke punuar intensivisht për ndeshjen e radhës. Ai është shumë i motivuar për të fituar këtë ndeshje. Prandaj si kurrë më parë boksierit shqiptar të peshave të rënda i duhet përkrahja juaj në Bazel. /Albinfo/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com