Gjenerali amerikan: Të vrasim aq shumë rusë, sa Putini të mos mund t’i fsheh arkivolet! (Video)

0

Gjenerali i Ushtrisë amerikane, Robert H. Scales, tha se e vetmja mënyrë për të kthyer paqen në lindjen e Ukrainës, është vrasja masive e ushtarëve rusë.

gjenerali-amerikan-t-euml-vrasim-aq-shum-euml-rus-euml-sa-putini-t-euml-mos-mund-t-rsquo-i-fsheh-arkivolet-video_hd

Duke u përgjigjur në pyetjen se a do të ketë efekt dërgimi i tremijë trupave amerikane dhe të pajisjeve ushtarake në shtetet e Evropës Lindore, ai tha se kjo nuk do të ketë asnjë ndikim në situatën në Ukrainë.

“Mendoj se kjo lëvizje nuk do të ketë efekt në Ukrainë. E vetmja mënyrë që Shtetet e Bashkuara mund të kenë një ndikim në zhvillimin e situatës në lindje të Ukrainës, dhe që gjërat të kthehen në vend të vet, është vrasja e rusëve. Të vrasim aq shumë rusë sa që as mediat e Vladimir Putinit nuk do të mund t’i fshehin trupat e pajetë të ushtarëve rusë të kthyer në arkivole”, tha Scales për “Fox News”, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë se ditë më parë SHBA-të kishin dërguar disa tanke dhe pajisje të rënda në kuadër të NATO-s në shtetet e Baltikut – Estoni, Letoni dhe Lituani – ndërsa Rusia ka dërguar në Krime disa sisteme anti-raketore. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com