Gjendet një foshnjë në kazanin e mbeturinave, policia e çon në maternitet
10:12 | 02 Dhjetor 2015

Një foshnje është gjetur e braktisur në një kazan mbeturinash. Policia e Tiranës bën me dije se “më datë 02.12.2015, në Yzberisht, rruga “Tre Dëshmorët “, në një kazan plehrash është gjetur një foshnjë, e cila i është transportuar menjëherë për në spital”.

foshnja Foshnja është shoqëruar te materniteti “Koço Glozheni”,te Brryli për të marrë ndihmën e parë. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e personit që ka braktisur foshnjën.
Françeska Jaçe