Gjendet e ngordhur në breg të Shqiptarëve në Divjakë kafsha e rrallë (Foto)
14:51 | 19 Nentor 2017

Lundërza është një gjitar i dimensioneve mesatare, që rritet zakonisht pranë lumenjve dhe liqeneve. Kjo specie e rrezikuar për zhdukje është prezente edhe në Parkun Kombëtar “Divjakë- Karavasta”. Ushqehet zakonisht me peshk dhe mungesa e ushqimit i shtyn ato deri në breg të detit. Janë ekzigjent ndaj pastërtisë së ujërave. Përdorimi pa kriter i kimikateve në bujqësi, ndotja e ujërave dhe ngecja në rrjetat e peshkatarëve kanë ndikuar ndjeshëm në rënien e numrit të tyre. Ky ekzemplar femër, për fat të keq, ka rënë në rrjetat e peshkimit dhe ka ngordhur për mungesën e oksigjenit.
Aurela Hoxha