Gjendet diamanti i rrallë 300 milionë vjeçar, është në formë zemre
16:20 | 19 Shkurt 2019

Diamanti u gjet në fund të muajit janar në Yakutia. Ekspertët thonë se guri me vlerë është 65.7 karat dhe vlerësohet të jetë 300 milionë vjeçar.

Diamanti ra shumë në sy për shkak të formës së saj të veçantë.

“Shfaqja e një diamanti në formë zemre, sidomos në prag të Ditës së Shën Valentinit, duket të jetë një dhuratë simbolike e natyrës jo vetëm për kompaninë tonë, por edhe për të gjithë çiftet e dashurara,”-tha kompania që gjeti gurin e çmuar.

Kejvina Kthella