Gjen vdekjen teksa lahej në det
10:48 | 07 Nentor 2014
 Gjen vdekjen teksa lahej në det

Një burrë (55) ka gjetur vdekjen ndërsa ka qenë duke u larë në plazhin e Durrësit gjatë ditës së sotme.

Burime nga policia e qytetit bregdetar bëjnë me dije se dyshohet që burri të ketë përplasur kokën në shkëmbinj si pasojë e motit të keq, gjë që ka sjellë më pas edhe mbytjen e tij. Policia konfirmon se në trupin e 55-vjeçarit nuk janë gjetur shenja dhune. Viktima ka qenë duke u larë në zonën e Currilave. Ndërkaq, vijon puna për identifikimin e të ndjerit. /noa.al/

Alba Hoxha