GJATË DITËS SË DJESHME U ARRESTUAN MBI 1200 KOSOVARË

0

Gjatë ditës se djeshme në zonën kufitare mes Serbisë dhe Hungarisë, brenda territorit hungarez policia e këtij shteti ka arrestuar 1,233 shqiptarë të Kosovës.

20150207163607914620Gjatë ditës se djeshme në zonën kufitare mes Serbisë dhe Hungarisë, brenda territorit hungarez policia e këtij shteti ka arrestuar 1,233 shqiptarë të Kosovës, të cilët kanë kaluar kufirin serbo-hungarez në mënyrë ilegale.
Numri më i madh i emigrantëve ilegalë është zënë në korridorin e qytetit Asotthaloma, i cili është në kufi me Serbinë.

Mediat hungareze bëjnë të ditur se bashkë me shqiptarët e Kosovës janë arrestuar edhe 16 afganë, 14 pakistanezë dhe 6 sirianë.

Grupi më i madh prej 153 shqiptarësh të Kosovës është arrestuar rreth orës 17:30 në territorin e fshatit kufitar Asotthaloma, ku e kishin kaluar ilegalisht të ashtuquajturin “kufiri i gjelbër”.

Të gjithë të arrestuarit i janë dorëzuar Zyrtarëve të Imigracionit në Hungari.

Për shkak të fluksit të madh të azilkërkuesve, FIDES partia në pushtet dje u bëri thirrje qytetarëve që të deklarojnë nëse duan ndryshimin në ligj që do të lejojë dëbimin e të huajve të paligjshëm, sepse kjo parti beson se Hungaria ekonomikisht nuk mund të trajtojë pritjen aq shumë të azilkërkuesve, as mund të sigurojë mbijetesën e tyre.(Ekspress)

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com