11 Pri, 2012 - 23:04
1 Koment

Një pilot australian ka përjetuar frikën më të madhe në jetë, kur një gjarpër doli nga pulti dhe iu zvarrit poshtë këmbës.

Braden Blennerhassett bëri një deklaratë për ndihmë duke thënë: “Kemi një gjarpër në aeroplan” dhe më pas bëri një aterrim emergjent në Darwin.

“Ndërsa aeroplani po ulej, gjarpri po më zvarritej poshtë këmbës, që ishte shumë frikësuese”, ka thënë ai për Channel Nine.

Gjarpri johelmues thuhet ta ketë ndjekur një bretkosë që gjendej nën ulësen e një pasagjeri, ndërsa pas aterrimit të aeroplanit atë nuk kanë mundur ta gjejnë.

Ndodhia është lidhur menjëherë me filmin e vitit 2006 të Samuel L. Jackson, “Snakes on a Plane”.

“E kam parë një herë në një film, por asnjëherë në aeroplan”, ka shtuar Blennerhassett.

  • http://lindi arlind

    e qka i bonen gjarpnit kta

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe perdorimi i gjuhes ofenduese. Bujanoci.Net mban te drejten e publikimit ose jo te nje komenti te caktuar. Permbajtja e komenteve nuk pasqyron, qendrim editorial te redaksise se portalit Bujanoci.net . Ju faleminderit per mirekuptimin!
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com