“Gjaku i kaltër” rus gjithnjë e më i kërkuar

0

"Gjaku i kaltër" rus gjithnjë e më i kërkuar

“Perftoran” është i shkëlqyeshëm për ruajtjen e funksioneve jetike të organeve dhe indeve. Më mirë se ilaçet e tjera, ai i transporton nëpër organizëm gazrat dhe substancat e tjera, thonë ekspertët.

“Perftoran” u paraqit në treg disa vjet më parë, edhe pse shkencëtarët sovjetikë e zbuluan qysh në vitet 1970.

“Gjaku i kaltër”, siç e quajnë ekspertët “perftoranin”, përbëhet nga fluorokarboni, i cili mund ta kryejë funksionon e shkëmbimit të gazeve, sikurse gjaku natyral.

Ky ilaç i vlefshëm e ka një histori të pazakontë.

Për arsye të panjohura, ai ishte i ndaluar në BRSS, ndërsa krijuesi i tij pas një përndjekjeje në media dhe bastisjes në shtëpi, sipas versionit zyrtar, “bëri vetëvrasje”.

“Perftoran” është më efikas se qesja tradicionale për transfuzion me eritrocitet e koncentruara, sepse nuk i bart sëmundjet dhe i përshtatet secilit grup të gjakut.

Ky ilaç mund të ngrihet dhe shkrihet pesë herë, ndërsa afati i përdorimit është dy vjet, ndërsa eritrocitet e koncentruara mund të përdoren vetëm një muaj e gjysmë.

Megjithatë, disavantazhi i këtij ilaçi është aplikimi i shtrenjtë në situata të vështira, kur vjen deri tek humbja e sasisë së madhe të gjakut dhe nevojitet transfuzioni urgjent. Kjo është arsyeja se pse në komunitetin mjekësor rus ”perftorani” nuk është aq i popullarizuar sa gjaku i dhuruesve vullnetarë.

Vetëm transfuzioni i parë për një pacient kushton rreth 50,000 rubla (më shumë se 1200 dollarë).

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com