Geti: Mos shpifni, jam single – Marina shoqe e mirë

0

Hip hop superylli, Getoar Selimi, ka dhënë një deklaratë ekskluzive ku ai ka bërë pohime sensacionale. Reperi i kontaktuar nga Telegrafi pas spekulimeve të fundit për jetën e tij private, ka vendosur të tregojë gjithë të vërtetën në këtë intervistë ekskluzive.

Getuar SelimiGetoar Selimi i cili po qëndron në Tiranë kohëve të fundit, është thënë se ka kohë që është në lidhje me Marina Vjollcën, bukuroshen televizive shqiptare.

Si shkak për këtë është marrë një shkronjë “M” e postuar në rrjetet e tij sociale, dhe komentet tjera që flisnin për këtë në Instagram reperi i quan të fabrikuara e storia e publikuar nga Prive për të është një shpifje.

Menjëherë pas publikimit të kësaj storie Telegrafi kishte raportuar se reperi është ‘single’ e që “M” është inicial i “Ma i Madhi” dhe se nuk është në një lidhje të fshehtë ashtu siç është thënë, edhe pse dihet se Geti njihet për relacionet e tij me disa prej bukurosheve më të mira të skenës së shoubizit.

Intervista e plotë e Getoar Selimit:

Çfarë do të thotë ajo “M” me krahë engjëlli në Instagramin tuaj? Na e spjegoni pak domethënien sepse shumë është përfolur për këtë “M”.
Getoar Selimi: Ahahah shumë njerëz prek një “M”. Imagjinojeni po që se e shkruaj komplet fjalën “Maimadhinven!!!”.

Nee dimë se shkurtesa “Maimadhinven” është “MMV” dhe jo “M”. Edhe publiku e di…
Getoar Selimi: Si fillim atë shkronjën tashmë të famshme e kam postuar kur isha në Prishtinë!!! Dhe nëse e shikon mirë mund t’i gjesh edhe shkronjat tjera, nuk besoj që ka problem… dalim në tema tjera.

Flitet që ju këtë “M” e keni bërë për Marina Vjollcen, çfarë marrëdhënie keni me të? Na e sqaroni pak këtë raport për të cilin aq shumë po flitet.
Getoar Selimi: Unë kam marrëdhënie shumë të mira me të dy motrat, Marinën dhe Luanën dhe në këtë periudhë kohore që po qëndroj më shumë në Tiranë i kam takuar edhe këto, sikurse shumë miq të tjerë të mi të afërt, me të cilët kam bashkëpunim profesional e relacione tjera vetëm shoqërore.

Njerëzit janë kurioz të dinë pse po qëndroni në Tiranë, a mund të na jepni një arsye sa do të vogël? Sepse në këtë moment, të gjithë thonë se asgjë nuk është një rastësi…
Getoar Selimi: Për qef nuk mund të qëndroj në Tiranë? Hahah, sa për informacion, unë nuk jam vetëm në Tiranë, janë edhe Skivi dhe Dj Jungle me mua dhe ne jemi non stop në lëvizje dhe kjo tregon automatikisht që arsyeja është puna. Besoj që kjo është një arsye jo e vogël…

Keni qenë në lidhje me Liberta Spahiun, autoren dhe prezantuesen e emisionit Prive. A mund të jetë kjo një hakmarrje nga ajo, çfarë raporti ke me të?
Getoar Selimi: Unë nuk kam pranuar kurrë të flas për jetën time private, nuk do të flisja as tani, por me që tani kanë filluar të ekzagjerohen gjërat, e pash të rrugës ta sqaroj dhe pranova të flas me ju duke marrë parasysh edhe raportin korrekt që kemi në mes vete.
Por, nuk prefeorj të flas shumë sa mos të jetë private, besoj që duhet të respektohet privatësia e secilit. Unë e kam thënë shumë herë se gjithçka përreth meje është e vërtet nëse unë vet e konfirmoj. Sepse nuk kam pse të fsheh asgjë. Asgjë nuk ngelet për në botë tjetër, i vjen koha çdo gjëje ndërsa për këtë rast nuk i di qëllimet personale të askujt, ose më sakt nuk më intereson kam punë krejt tjetër. Unë jam artist merrem me muzikë për derisa dikush ka kohë që të merret me shkronjat e mia në detaje dhe nuk i deshifron mirë ose i sheh me emocione, mendoj që duhet ta marrin më me qetësi, sepse nuk besoj që dikush e ka punë të merret me thashetheme. Ju urojmë punë të mbarë atyre që kanë këto punë, unë kam respekt për të gjitha mediat, përfshirë edhe mediumin e lartpërmendur. Por, nuk jam marrë me këto mediume edhe në situata tjera shumë të favorshme për mua. Preferoj të më duan njerëzit për atë që më kanë dashur gjithmonë, për muzikën që bëj tash e sa vite dhe atëherë kur ska pasur as televizione në shqip. Nuk jam meritë e skandaleve dhe thashethemeve, por punës që kam bërë ndër vite.

Dhe për fund, një pyetje tjetër do na e shpalosësh pak planet e tua profesionale, këngët, klipet që mirëpriten në çdo kohë. Kemi informacione të sigurta se po punohet diçka, por a mund të na thuash diçka më konkrete?
Getoar Selimi: Haha, mos është pak shumë… sikur e kemi lënë të flasim vetëm për shkronjën “M” apo për gjithë alfabetin hahahah? Kësaj here sekret le të mbetet ana profesionale, po them vetëm që së shpejti do zbulohen gjëra të reja që do të e kuptoni pse jemi në Tiranë, pse jemi në Prishtinë, pse jemi MMV. Gjithandej BABASTARS…

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com