Geti e uron në mënyrë romantike Marinën për ditëlindje: Urime nusja ime, do plakemi bashkë (Foto)

0

Prezantuesja e njohur e ekranit Marina Vjollca feston sot (e mërkurë) ditëlindjen e saj të 27-të.

Me këtë rast ajo ka marrë plot urime të përzemërta nga miqtë, familjarët dhe kolegët e saj.

Por urimin më të veçantë dhe më romantik për ditëlindje ia ka bërë i fejuari i saj, Getoar Selimi.

Ai ka publikuar një fotografi shumë të ëmbël në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqte përkrah Marinës teksa darkojnë së bashku.

Kjo do të jetë ditëlindja e fundit e Marinës me Getin si e fejuar, pasi gjatë verës dyshja do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë.

Ndaj Geti, u kujdes që në këtë ditë të ve0τantë t’i shkruajë disa fjalë të ëmbla dashurie.

“Urime nusja jeme, kena me u plak bashkë”(sic.), shkruan Getoar Selimi në urimin e tij për Marinën në rrjetin social Instagram. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com