Getafe “shpëton lehtë”, Barca sinjal Bayernit
10:01 | 28 Prill 2015

Barcelona nuk ka shprehur mëshirë ndaj Getafes në ndeshjen e xhiros së 34 në La Liga. Blaugranët fituan me rezultat 6-0 në Camp Nou dhe vështirë se do ta lëshojnë vendin e parë deri në fund të sezonit.

getafe-ldquo-shp-euml-ton-leht-euml-rdquo-barca-sinjal-bayernit-video_hd Seria e golave nisi me një ‘Panenka’ të Lionel Messit (9’) pas një penaltie të akorduar për një ndërhyrje në Suarez. Messi harkoi në zonë dhe Luis Suarez goditi me të parën për golin e dytë (25’). Tri minuta më pas, Neymar shënoi golin e tretë (28’). Suarez ishte asistues. Goli i katërt i vendasve erdhi vetëm pas gjysmë ore lojë. Xavi Hernandez ishte fantastik me goditjen e tij (30’). Luis Suarez shënoi edhe golin e dytë personal para pauzës (40’), ndërsa u ndihmua nga mjeshtria e Xavit. Me të filluar gjysma e dytë, Leo Messi realizoi për setin e parë (47’). Aktualisht, Barcelona është pesë pikë përpara Real Madridit që këtë xhiro luan kundër Almerias. /Telegrafi/
Aurela Hoxha