Gerrard po e transferon yllin e Liverpoolit tek Rangers
15:29 | 17 Maj 2018

Trajneri i ri i Glasgow Rangers, Steven Gerrard, ka mbajtur bisedime lidhur me një huazim të mundshëm të Dominik Solankes dhe Jermanin Defoe, sipas raportimeve nga Daily Record.

Gerrard do që ta përforcojë sulmin te skuadra e tij e re, dhe shpreson që historia e tij me Liverpoolin do ta ndihmojë atë që ta sjellë Solanken në radhet e ekipit skocez.

Ai po ashtu është i interesuar që ta transferojë veteranin, Jermain Defoe, me të cilin kishte luajtur bashkë në përfaqësuesen e Anglisë.

 

 

Edlira Rukaj