Genc Prelvukaj rrëfen si u njoh me Eni Koçin
23:05 | 16 Shkurt 2019

Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi janë çifti më i komentuar kohët e fundit në shoubizin vendor, shkruan lajmi.net.

Çifti ishin të ftuar sonte (e shtunë) në një intervistë për “Xing me Ermalin”, ku treguan shumëçka rreth lidhjes së tyre.

Genci tregoi për herë të parë se si u njoh me Enin, me të cilën ka bashkëpunuar edhe në projekte muzikore.

“Jemi njohur si artistë në distancë. Unë e kam ndjekur punën e Enit, Eni e ka ndjekur punën time. Pastaj u njohëm në një koncert në Amerikë. Kemi pasur disa koncerte të suksesshme atje. Pastaj vazhduam të komunikojmë. Ky ishte fillimi i njohjes”, tha Genci.

Në anën tjetër, Eni shtoi “Njerëzit kanë shumë kuriozitet por ne pa e ditur vetë ishim apo nuk ishim të lidhur, e dinin të tjerët”. /Lajmi.net/

Alesia Bami